Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Alban Skenderaj përmes rrjeteve sociale ka paralajmëruar këngën e tij të re.
Në një postim në Instagram ai ka bërë të ditur se kënga do të publikohet më 14 shkurt, ditën e të dashuruarve, transmeton Koha.net.
Ai nuk ka bërë të ditur se si do të titullohet kënga e re, megjithatë përmes fotove të publikuar duket se kënga do të jetë me videoklip.