Alban Skenderaj ka publikuar këngë të re të mërkurën, në orën 18:00. Këngëtari nga Shqipëria e ka titulluar atë “Dalëngadalë”.
Kënga menjëherë pas publikimit në kanalin e tij në Youtube, ka marrë mijëra shikime.
Videoklipi është realizuar me bashkëshorten e tij, Miriam Cani.
Ai ka thënë se kënga është shumë e veçantë dhe se vetëm Cani mund të ishte në videoklip.
“Sa për informacion, kjo është një këngë e imja dhe e kënduar vetëm nga unë por s’mund te kisha thjesht një aktore në një këngë kaq të ndjerë ndaj këtë herë vetëm Miriami mund të ishte bashkudhëtarja ime në klip”, ka shkruar Skenderaj në Instagram.