Alban Skenderaj ka ndarë në rrjetet sociale pjesë nga projekti i tij i ri.
Ky projekt do të publikohet së bashku me videoklip dhe titullohet “Spektatore”.
“Vjen (jo edhe aq) shumë shpejt”, ishte mbishkrimi I artistit që shoqëronte videon e shkëputur nga ky projekt.
Alban Skenderaj para disa jave ka publikuar bashkëpunimin më bashkëshorten Miriam Cani. Kënga është pritur shumë mirë nga publiku.
Ata janë ndër çiftet më të preferuar në estradë, duke mos u përmendur asnjëherë nëpër skandale.