Këngëtari i njohur shqiptar, Alban Skenderaj, ka publikuar albumin me titull “Rrënjët”.
Albumi, që është i pari pas 15 vjetësh për Skenderajn, përmban 8 këngë. Të gjitha janë publikuar edhe me videoklipe.
Në një video ditë më parë, Skenderaj ka thënë se ky është albumi më i veçantë për të. Ai ka thënë se nëpërmjet këtij albumi është kthyer te rrënjët e tij.
“Ndoshta duhen shumë fjalë për të përshkruar e ndarë me ju ndjesinë që kam për këtë album! Por, për të qenë më i përmbledhur, mund t’ju them se, nëse vërtetë keni “besim artistik” tek unë, atëherë ju siguroj se ky është një nga projektet më të bukura dhe autentike që kam sjellë tek ju deri më sot. Janë 8 këngë, 8 videoklipe, 8 ngjyra të ndryshme por që bashkë formojnë “Një Ylber” të vetëm” ka shkruar ai në paralajmërimin për albumin e publikuar sot.
-
Madonna rikthehet me “Confessions II”
-
Yll Limani publikon albumin e ri “Thirrëm Sot ose Nesër”
-
Shiten të gjitha biletat për dy netët e para të koncertit të Alban Skenderajt në Prishtinë
-
Shiten të gjitha biletat, Alban Skenderaj paralajmëron koncert të dytë në Prishtinë
-
Alban Skenderaj paralajmëron koncert në Kosovë më 4 dhjetor