Këngëtari nga Shqipëria, Alban Skenderaj, ka njoftuar se për pak orë prej njoftimit janë shitur të gjitha biletat për koncertin e tij të planifikuar për 4 dhjetor në Prishtinë.
Si rrjedhojë, ai ka thënë se po bëhen përgatitje edhe për një koncert të dytë, më 5 dhjetor.
“Brenda pak orësh jemi “Sold Out”! 4700 herë faleminderit! Jam pa fjalë sepse nuk e përshkruaj dot gëzimin dhe mirënjohjen që ndjej ndaj secilit prej jush! Ka ende shumë njerëz që nuk arritën dot të siguronin biletat e tyre ndaj jemi duke përgatitur hapjen e një nate të dytë, e premte 5 dhjetor. Ju informoj për pak për të gjitha detajet”, ka shkruar ai në Facebook.
Biletat për këtë koncert në sallën “1 Tetori” kanë kushtuar prej 30 euro deri në 90 euro.
-
Shiten të gjitha biletat për dy netët e para të koncertit të Alban Skenderajt në Prishtinë
-
Alban Skenderaj paralajmëron koncert në Kosovë më 4 dhjetor
-
Yll Limani me koncert për fundvit, shiten të gjitha biletat për një ditë
-
Shiten të gjitha biletat e “Sunny Hillit”
-
90% e biletave të shitura, “Sunny Hill” drejt “sold out”