Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Al Pacino thotë se gati vdiq nga Covid-19, flet për momentin kur nuk kishte puls

Al Pacino

Al Pacino

Aktori Al Pacino, ka thënë se gati ka vdekur nga Covid-19 në vitin 2020 dhe ka folur edhe për momentin kur nuk kishte puls.

Në intervistat që ka bërë për New York Times dhe revistën People, fituesi i çmimit “Oscar” ka treguar rreth eksperiencës që përjetoi kur ishte infektuar me virusin.

Pacino, ka thënë për Times, se pati filluar të ndihej keq, pati temperaturë dhe u dehidrua.

“Isha ulur duke ndenjur në shtëpinë time dhe shkova, nuk kisha puls. Je këtu. Nuk je. Mendova: Waw nuk i ke as kujtimet. Nuk ke asgjë”, ka thënë aktori për eksperiencën e tij.

Al Pacino dhe e dashura e tij Noor Alfallah

Ai ka treguar se brenda minutash ambulanca i kishte ardhur në shtëpi dhe i kishin dhënë ilaçe prej të cilave ishte këndellur, ndërkohë që në dhomën e ndenjës kishe gjetur dy doktorë dhe gjashtë mjekë të ndihmës së parë.

Edhe Al Pacino do të nderohet me çmimin më të lartë të aktorëve në Hollywood Showbiz Al Pacino do të nderohet me çmimin më të lartë të aktorëve në Hollywood

“Kishin veshje sikur të ishin nga hapësira. Ishte disi shokuese t'i hapësh sytë e t'i shohësh. Të gjithë ishin rreth meje dhe thonin ‘u kthye, ai është këtu’”, ka thënë Pacino.

Legjenda e filmit ka thënë se e ka dyshuar nëse ka vdekur në të vërtetë, pavarësisht se të gjithë që ishin me të kishin menduar se ka vdekur.

“Mendova se përjetova vdekjen. Mund të mos e kem përjetuar. Nuk mendoj se e kam bërë, me të vërtetë. E di që ia dola”, ka thënë tutje aktori.

Ai ka falënderuar asistentin e tij pasi ai menjëherë e kishte lajmëruar ndihmën e shpejtë pasi infermierja e tij e pati konfirmuar se ai nuk ka puls.

Ylli ka thënë se nuk u frikësua aspak nga vdekja.

Edhe Pamela Anderson rrëfen betejën me hepatit C: Më thanë se më kishin mbetur 10 vjet jetë Showbiz Pamela Anderson rrëfen betejën me hepatit C: Më thanë se më kishin mbetur 10 vjet jetë

“Nuk pata aspak frikë. Nuk e pashë dritën as asgjë. Nuk kishte asgjë aty”, ka thënë ndër të tjera, aktori i filmit “Scarface”.

Al Pacino në rolin e Tony Montanas

Eksperienca e Pacinos do të jetë më e detajuar në librin e tij autobiografik, “Sonny Boy”, i cili publikohet, sot, më 8 tetor.