Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Aktorja Charlize Theron flet për momentin kur nëna e saj qëlloi babanë

Aktorja Charlize Theron kohët e fundit tregoi se nuk i vjen turp të flasë për momentin kur nëna e saj e qëlloi babanë e saj në vetëmbrojtje.

Aktorja ishte vetëm 15-vjeçare, kur babai i saj i dehur qëlloi nëpër derën e dhomës ku po fshihej ajo me nënën e saj.

"Fatmirësisht, asnjë nga ata plumba nuk na goditi. Është një mrekulli. Në vetëmbrojtje, nëna ime duhej ta vriste burrin e saj, babanë tim. Sa më shumë të flasim për këto gjëra, aq më shumë lirohemi nga ato fantazma nga e kaluara", tha Theron.

Charlize u rrit në një fermë afër Johannesburgut në Afrikën e Jugut me nënën e saj Gerd dhe babanë Charles. Ajo e përshkroi babanë e saj si psikopat dhe tha se jeta me një alkoolist është një situatë jashtëzakonisht e vështirë, shkruan BBC News.

Duke folur për atë që ndodhi, ajo tha se babai i saj ishte aq i dehur sa nuk mund të qëndronte në këmbë kur hyri në shtëpi me revole.

"Nëna ime dhe unë ishim në dhomën time të gjumit të mbështetura në derë, sepse ai përpiqej ta shtynte derën. Kështu që të dy jemi mbështetur në derë nga brenda, në mënyrë që të mos mund të hynte brenda. Pastaj e bëri një hap prapa dhe i qëlloi tre plumba. Asnjë nga ata plumba nuk na qëlluan, gjë që është mrekulli në vetvete", shtoi ajo.

Edhe Charlize Theron rrëfen se si nëna e saj i vrau babanë në vetëmbrojtje Showbiz Charlize Theron rrëfen se si nëna e saj i vrau babanë në vetëmbrojtje

Charlize thotë se dhunën në familje që ajo e ka përjetuar është diçka që e ndan me shumë njerëz, shkruan KOHA Ditore.

"Nuk kam turp të flas për këtë, sepse mendoj se sa më shumë që flasim për këto gjëra, aq më shumë e kuptojmë se nuk jemi të vetëm në këto përjetime. Unë mendoj se rrëfimet e këtilla janë një lloj çlirimi për mua", përfundon Theron.