Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Theron flet për fëmijërinë dhe vrasjen e babait: "Jam shtirur sikur nuk ka ndodhur"

Aktorja dhe producentja filmike Charlize Theron (43) është e njohur globalisht, por fëmijëria e saj nuk ishte e lumtur dhe pa brenga. Sado të vështirë që e kishte, Charlize nuk i mbajti traumat për vete, por i tregoi publikisht ato, përcjell Elle.

Charles, babai i aktores, ishte alkoolist dhe i dhunshëm. Një natë ai u kthye në shtëpi i dehur, filloi të godiste dhe kërcënonte se do ta qëllonte me pushkë atë dhe nënën e saj Gerda, transmeton Koha.net. Këto nuk ishin thjesht fjalë boshe. Ai filloi të qëllonte në dhomën e Charlize, ndërsa Gerda, e frikësuar për jetën e saj, e mori armën dhe e vrau.

“Atëherë shtiresha sikur kjo nuk ka ndodhur, sepse nuk doja të flisja për këtë. U thashë njerëzve që i ati im vdiq në një aksident trafiku. Kush do të donte ta tregonte një histori të tillë? Askush nuk di se si të reagojë kur u thoni se babai juaj është një alkoolik i cili u vra nga nëna juaj. Nuk doja të më shikonin si viktimë”, - tha Charlize, e cila ishte 15 vjeç kur u vra Charles.

Derisa babai i saj ishte gjallë, Charlize vazhdimisht kishte frikë nga ai. Çdo ditë ajo zgjohej nga frika se çfarë disponimi kishte ai, por thotë se është krenare për faktin që ka mbijetuar.