Aktori amerikan John Goodman ka thënë se ka “fituar shumë” duke hequr dorë nga alkooli dhe është shprehur i bindur se kurrë nuk do t’i kthehet më shishes së verës apo të birrës.
Aktori 71-vjeçar luftoi me varësinë ndaj alkoolit për më shumë se tre dekada, por hoqi dorë në vitin 2007.
“Ishte një çështje që të dorëzohesha. Isha i matur për disa javë dhe pas kësaj e dija se nuk do të kthehesha më”, ka thënë ai për revistën Reader's Digest.
“Lash alkoolin. Dhe fitova shumë duke e lënë. Rifitova jetën time”, ka shtuar Goodman.
Artikuj të ngjashëm
-
Brad Pitt rikthehet te alkooli pas shtatë vjetësh: Çka thonë ekspertët?
-
Anne Hathaway tregon arsyet se pse hoqi dorë nga alkooli
-
Eddie Murphy thotë se nuk jep e as nuk merr këshilla nga askush
-
Anthony Hopkins rrëfen momentin “shpirtëror” që i ndryshoi jetën dhe i dha fund alkoolit
-
George Clooney nuk po ngutet më të korrë sukses