Këngëtari më famë në Kosovë, Sinan Vllasaliu, ka pësuar aksident trafiku, njoftoi vajza e tij në rrjete sociale.
Ai po trajtohet në spital pasi pësoi lëndime që i kërkuan operacion.
“Me zemër plot mirënjohje, dua të shpreh falënderimin tim më të sinqertë për gjithë stafin mjekësor të Emergjencës së Gjilanit, Emergjencës së Prishtinës dhe Royal Hospital në Prishtinë, të cilët u kujdesën me profesionalizëm, përkushtim dhe humanizëm për babin tim pas një aksidenti të rëndë që përfundoi me operacion. Në momentet më të vështira, përkujdesja, fjala e mirë dhe puna juaj na dhanë forcë dhe shpresë”, shkroi vajza e Vllasaliut, Edona Vllasaliu-Kurteshi.
Ajo po ashtu konfirmoi se Vllasaliu ishte i ftuar të këndonte në dasmën e yllit Dua Lipa. Por, për shkak të aksidentit, ai nuk do të jetë në gjendje të performojë.
-
Dua Lipa nga vendlindja: Patëm dasmë të madhe shqiptare, po na rritet rrethi
-
Sulmohet këngëtari Shpat Kasapi, policia jep detaje
-
Dua Lipa: Kënaqësi që pata mundësi ta krijoj me familje një festival për vendin tim
-
Dua Lipa sonte do ta ndajë skenën me babanë e saj
-
Dua Lipa shfaqet në një dasmë në Pejë