Showbiz

Adam Sandler thotë se është falënderues për gjithë çfarë ka ka arritur në jetë

sandler

Aktori 59-vjeçar, Adam Sandler, i cili ka dy vajza Sunny 19-vjeçare dhe Sadie 16-vjeçare, me bashkëshorten e saj Jackie, ka thënë se është shumë falënderues më shumë se kurrë me jetën e tij dhe karrierën, dhe se nuk do të mund të ishte më i lumtur se kaq.

“Unë jam falënderues më shumë se kurrë. I lumtur shumë që kam një jetë të tillë, i lumtur me njerëzit të cilët kanë qenë gjatë gjithë kohës me mua dhe më kanë ndihmuar. Ka qenë thjeshtë një kohë fenomenale. E gjitha familja ime ka qenë jashtëzakonisht e mirë me mua. Unë dhe gruaja ime flasim vazhdimisht për gjëra, se çfarë duhet të bëjmë dhe mund të them se ka qenë një jetë shumë e mirë për mua”, ka thënë ai për revistën People.

Adam dhe Jackie 51-vjeçar janë njoftuar kur ajo kishte një rol në filmin “Big Daddy” në vitin 1999 dhe që prej atëherë ata ishin shumë të afërt me njëri-tjetrin.

“Ne jemi shumë të afërt. Ne flasim, qeshim, bëjmë qejf dhe na pëlqen të mendojmë për gjëra të ndryshme dhe të kujdesemi për fëmijët tanë”, ka thënë ai.

Ndërsa ylli i “Uncut Gems” është shumë i lumtur me jetën e tij, ai së fundmi zbuloi se nuk i pëlqeu gardëroba për turneun e tij për shtyp të Jay Kelly, pasi hoqi dorë nga kombinimet e tij të zakonshme të pantallonave të shkurtra dhe bluzave të rastësishme për kostume më formale.

“Ka qenë e tmerrshme. Nuk i duroj dot pantollat, xhaketat dhe bluzat. I urrej të gjitha”, ka thënë ai.

Bashkë-ylli i Adamit në Jay Kelly, George Clooney, më parë mori meritat për pamjen e re të mikut të tij dhe ndjeu se shoku i tij dukej shumë “më i mirë”.

“Në fakt kam bërë që Adam të veshë kostume. A nuk mendoni se ai duket më i mirë në vend të atyre pantallonave të shkurtra të gjera? E dua. Ai është burri më i ëmbël në botë. Ai është një mik i dashur dhe fakti që pata mundësinë të punoja përsëri me të është shumë i mirë”, ka thënë Clooney.