Aktorja e njohur me prejardhje latine, Sofia Vergara, ka thënë se aktualisht po i pëlqen jeta personale dhe profesionale që është duke kaluar.
52 vjeçja ka filluar lidhjen me kirurgun Justin Saliman, në vitin 2023 dhe ka pranuar se po kalon shumë mirë me të.
“Po e shijoj jetën, jam mirënjohëse ndaj njerëzve që më rrethojnë”, ka thënë ylli për “Entertainment Tonight”.
Aktorja, e cila u nominua për çmimin “Emmy” për rolin kryesor në serialin “Griselda Blanco”, është e emocionuar për sezonin e ri të spektaklit “America’s Got Talent” dhe për ribashkimin me kolegët në juri, yjet Heidi Klum dhe Simon Cowell.
“Jam mirënjohëse për verën, për nominimin dhe tash që do të filloj ‘America’s Got Talent’, mezi po pres t’i shoh Simonin e Heidin”, ka thënë tutje Sofia.
Për nominimin për çmim “Emmy”, Sofia ka thënë se ndihet shumë falënderuese për këtë, pasi puna që ka bërë në serial ka qenë mjaft e vështirë.
“Ishte punë e vështirë dhe ishte diçka e re për mua. Mendova se seriali do të nominohej, nuk e prisja një nominim për mua, prandaj jam falënderuese”, ka thënë aktorja.