Ceremonia e ndarjes së çmimeve

Taylor Swift dominon në spektaklin iHeartRadio

Descriptive Text

Foto: Associated Press

Spektakli i ndarjes së çmimeve nga iHeartRadio u mbajt të martën në mbrëmje, në tetarin Dolby në Los Angeles dhe ylli i mirënjohur Taylor Swift, e cila ani pse nuk ishte e pranishme në ceremoni, dominoi gjatë tërë natës.

Swift u nderua me çmime si “Artistja e vitit”, “Më e mira e zhanrit Pop”, “Turneu i vitit”, “Teksti më i mirë (për këngën It Is Over Now”), e disa çmime të tjera, raporton FemaleFirst.

Ajo falënderoi spektaklin përmes një videoje të incizuar.

“Dua të ju falënderoi shumë të gjithëve për këto çmime. iHeart, keni qenë mbështetës të jashtëzakonshëm përgjatë karrierës time. Jam duke e lansuar një album të ri më 19 prill që do të quhet ‘The Tortured Poets Department’dhe jam shumë krenare për këtë. Mezi po pres ta ndaj me ju. Faleminderit që më votuat për çmimin ‘Artistja e vitit’. Kemi shumë gjëra të mira që po vijnë. Faleminderit”, ka thënë Swift në video.

Ndërkohë, në këtë spektakël, kënga e vitit u shpall “Kill Bill” e artistes SZA, e cila u nderua edhe me çmimin “Artistja më e mirë e zhanrit R&B”.

Këngëtarja e mirënjohur Cher, u nderua me çmimin “Ikonë”.