Ylli i mirënjohur i muzikës, këngëtarja Taylor Swift ka fituar për herë të katërt çmimin “albumi i vitit” në ngjarjen e ndarjes së çmimeve “Grammy”, raporton “CNN”.
Albumi që titullohet “Midnight” i publikuar në vitin 2022, e ka bërë Swiftin të jetë këngëtarja që ka fituar më së shumti çmime në kategorinë “albumi i vitit”.
Ajo më parë kishte marrë në shtëpi gramafonat e artë për albumet e saj “ Fearless” në vitin 2009, “1989” në vitin 2015 dhe “Folklore” në vitin 2021.
“Për mua shpërblim është puna. Gjithçka që dua është të vazhdoj të jem në gjendje të bëj këtë punë. E dua shumë. Më bën shumë të lumtur”, ka thënë këngëtarja derisa pranoi çmimin.
?Taylor Made HISTORY Today?
— RanaJi? (@RanaTells) February 5, 2024
Taylor Swift's acceptance speech for "Album Of The Year" for "Midnights" at the 2024.
#GRAMMYs #Grammy #GRAMMYs2024pic.twitter.com/LshYxKvgqd
Çmimin për këngën më të mirë të vitit e fitoi artistja Billie Eilish, për këngën “What Was I Made For”, e cila është kolonë zanore e filmit “Barbie”.
Eilish ka thënë se është befasuar nga ky çmim, përderisa në ceremoni çmimin doli për ta pranuar bashkë me vëllain.
Ndërkohë reperi i mirënjohur Jay-Z i ka kritikuar drejtuesit e spektaklit, për mosmirënjohje ndaj albumit të gruas së tij, këngëtares me famë botërore, Beyonce, raporton “The Hollywood Reporter”.
Ai mori vajzën e tij Blue Ivy për t’u ngjitur në skenë për të pranuar çmimin “Dr. Dre Global Impact Award”. Reperi së pari ju falënderua kolegut të tij Dr. Dre për të gjitha dyert që i ka hapur dhe pastaj kritikoi drejtuesit e spektaklit duke ju thënë se duhet t’i kuptojnë gjërat siç duhet.
Megjithëse ai nuk deshi të vë në siklet gruan, ai i tha disa fjalë publikisht për pakënaqësinë që ndjeu që gruaja e tij nuk e fitoi çmimin. Ai i ka thënë asaj të mos ndalet deri sa të fitojë çmimin që e meriton.
“Disa nga ju do të shkoni në shtëpi dhe të ndjeheni sikur ju kanë vjedhur diçka. Disa nga ju nuk i përkisni fare kësaj kategorie. Kur nervozohem tregoj të vërtetën. Por pavarësisht të gjitha këtyre gjërave, duku gjithmonë në skenë deri sa të të duartrokasin dhe të të thërrasin gjeni. Derisa të të thërrasin ‘më e mira e të gjitha kohërave’”, ka thënë ai.
Blue Ivy joins Jay-Z on-stage to accept the Dr. Dre Global Impact Award at the 2024 #Grammys pic.twitter.com/H87XxdAoN8
— The Hollywood Reporter (@THR) February 5, 2024
Çmimin për incizimin më të mirë e fitoi këngëtarja Miley Cirus, për këngën “Flowers”, gjithashtu kjo këngë mori edhe çmimin e performancës më të mirë solo.
Çmimin albumi më i mirë R&B e mori artistja Victoria Monet, për “Jaguar II”.
Albumi më i mirë RAP shkoi për artistin Killer Mike, për “Michael”.
Albumi më i mirë folk ishte “Joni Mitchell at Newpoart” i Joni Mitchellit.
Albumi më i mirë i zhanrit Rock u shpall “This Is Why”, i Paramore.
Çmimin për videoklipin më të mirë i shkoi grupit The Beatles, për videoklipin “I’m Only Slpeeping”.
Artistja më e mirë e re u shpall Victoria Monet.
Albumi më i mirë në kategorinë pop-vokal, e mori Taylor Swift për albumin “Midnight”.