Showbiz

Të gjithë fituesit e “Grammy Awards 2026“

Bad Bunny fitues i çmimit "Grammy" 2026

Bad Bunny fitues i çmimit "Grammy" 2026 albumi latin më i mirë i vitit

Ceremonia e 68-të e ndarjes së çmimeve “Grammy“ u mbajt në Los Angeles, ku Kendrick Lamar ishte fituesi më i madh i mbrëmjes për të dytin vit radhazi, ka raportuar BBC.

Reperi fitoi gjithsej pesë çmime, përfshirë “Record of the Year” (incizimi e vitit) për këngën “Luther”, në bashkëpunim me yllin SZA, si dhe “Best Rap Album” (albumi më i mirë rap) për albumin “GNX”.

Megjithatë, çmimi më i madh i mbrëmjes, “Album of the Year” (albumi i vitit), i shkoi yllit portorikan Bad Bunny për albumin “Debí Tirar Más Fotos”.

“Ky album është një rrëfim personal dhe një dashuri e sinqertë për kulturën time”, është shprehur Bad Bunny në fjalimin e tij pas pranimit të çmimit.

Çmimet kryesore

Song of the Year (kënga e vitit)
Fituese e këtij çmimi ishte Billie Eilish me këngën “Wildflower”
Në konkurrencë ishin edhe artistë të mëdhenjë si Lady Gaga, Doechii, Rosé & Bruno Mars, Bad Bunny, Hunter/x, Kendrick Lamar feat. SZA dhe Sabrina Carpenter.

Record of the Year (incizimi i vitit)
Fitues: Kendrick Lamar në bashkëpunim me SZA me këngën “Luther”
“Kjo këngë është fryt i bashkëpunimit dhe respektit artistik”, ka thënë Kendrick Lamar, duke falënderuar SZA-n dhe ekipin e tij.

Album of the Year (albumi i vitit)
Fitues: Bad Bunny me albumin  “Debí Tirar Más Fotos”
Në këtë kategori konkurruan edhe artistë të tjerë si Justin Bieber, Sabrina Carpenter, Clipse, Lady Gaga, Kendrick Lamar, Leon Thomas dhe Tyler, The Creator.

Best New Artist (artisti i ri më i mirë)
Fituese ishte Olivia Dean
“Ky çmim më jep guxim të vazhdoj të jem vetvetja”, ka thënë këngëtarja e re britanike.

Fituesit në zhanret Pop dhe Dance

Best Pop Vocal Album (albumi më i mirë vokal në kategorinë pop)
Fituese: Lady Gaga, me albumin “Mayhem”

Best Pop Solo Performance ( performanca më e mirë solo në kategorinë pop)
Fituese: Lola Young, me këngën “Messy”

Best Pop Duo/Group Performance (performanca duo mw e mirw nw kategorinw pop)
Fitues: Cynthia Erivo & Ariana Grande, me këngën “Defying Gravity”

Best Dance/Electronic Recording (incizimi më i mirë në kategorinë Dance/Elektronic)
Fitues: Tame Impala, me këngën “End Of Summer”

Best Dance/Electronic Album (albumi m i mirë në kategorinë Dance/Elektronic)
Fitues: FKA Twigs, me albumin “Eusexua”

Kategoritë Latine

Best Latin Pop Album (albumi më i mirë latin në zhanrin pop)
Fituese: Natalia Lafourcade, “Cancionera”

Best Música Urbana Album (albumi më i mirë në zhanrin urban)
Fitues: Bad Bunny, “DeBÍ TiRAR MáS FOToS”
“Ky zhanër është zëri i brezit tim”, ka thënë artisti pas marrjes së çmimit.

Fituesit në zhanrin Rock dhe Metal

Best Rock Album (albumi më i mirë në kategorinë Rock dhe Metal)
Fitues: Turnstile me albumin “Never Enough”

Best Alternative Music Album (albumi më i mirë në zhanrin Alternative)
Fitues: The Cure, me albumin “Songs Of A Lost World”

Best Metal Performance (performanca më e mirë në zhanrin Metal)
Fitues: Turnstile, me këngën “Birds”

Fituesit në zhanrin Rap

Best Rap Album (albumi më i mirë rap)
Fitues: Kendrick Lamar, me albumin “GNX”

Best Rap Song (kënga më e mirë rap)
Fitues: Kendrick Lamar feat. Lefty Gunplay, me këngën “TV Off”

Fituesit në zhanrin R&B dhe Afrobeats

Best R&B Album (albumi më i mirë R&B)
Fitues: Leon Thomas me albumin “Mutt”

Best African Music Performance (performanca më e mirë në muzikën afrikane)
Fitues: Tyla me këngën “Push 2 Start”

Ftuesit e kategorive Film dhe Televizion

Best Comedy Album (albumi mw i mirw komedi)
Fitues: Nate Bargatze me albumin “Your Friend, Nate Bargatze”

Best Music Film (filmi më i mira në muzikë)
Fitues: “Music by John Williams”

Fituesit në zhanrin Jazz dhe muzikë klasike

Best Jazz Vocal Album (albumi më i mirë vokal në zhanrin Jazz)
Fitues: Samara Joy me albumin “Portrait”

Best Orchestral Performance (performanca më e mirë me orkestër)
Fitues: “Turangalîla-Symphonie” nga Messiaen, nën dirigjimin e Andris Nelsons.