Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Vajza e Beyonce bëhet cak i komenteve negative në internet

As Blue Ivy nuk ka qenë imune ndaj komenteve negative në internet.

Në filmin e saj të ri të koncertit, Beyonce zbuloi se pasi vajza e saj e madhe iu bashkua në skenë për disa nga koncertet e saj në turneun botëror këtë verë, 11-vjeçarja u prek nga kritikat në internet për kërcimin e saj.

Këngëtarja e “Love on Top” tha se Blue Ivy lexoi komente negative për kërcimin e saj pas paraqitjes së saj të parë surprizë në skenë në Paris në maj.

Ajo tha se Blue Ivy, vajza të cilën ajo e ka me bashkëshortin JAY-Z – ishte e vendosur t’ua dëshmonte se çdo kundërshtues e kishte gabim dhe iu përkushtua punës edhe më shumë në kërcimin e saj.

Beyonce gjithashtu pranoi se ideja që vajza e saj t'i bashkohej asaj në skenë nuk ishte diçka që ajo e priste veçanërisht.

Edhe Tina Knowles tregon origjinën e emrit të mbesës së saj Blue Ivy Showbiz Tina Knowles tregon origjinën e emrit të mbesës së saj Blue Ivy

Fillimisht, ideja ishte që Blue Ivy do të bënte vetëm një paraqitje në skenë, dhe madje ky nuk ishte një plan për të cilin këngëtarja ishte fort e emocionuar. Ajo tha në film se performanca para mijëra njerëzve nuk ishte vend për një 11-vjeçare.

Beyonce tha se ajo pothuajse humbi mendjen herën e parë që vajza e saj u bashkua me të në skenë.

Nga bisedat e hershme, Beyonce kujtoi në film, “Ajo më tha se ishte gati të performonte, dhe unë i thashë jo”, sipas The New York Times.

LEXO EDHE:

Edhe Beyonce ndalon shfaqjen pas një defekti të frikshëm teknik Showbiz Beyonce ndalon shfaqjen pas një defekti të frikshëm teknik