Kaley Cuoco dëshiron që të ketë më shumë fëmijë me të dashurin e saj, Tom Pelphreyn.
Ylli i “Big Bang Theory”, 37 vjeç, ka bërë këto komente pesë javë pasi çifti u bë më fëmijën e parë – një vajzë që e quajtën Matilda.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAjo gjithashtu foli si një nënë e re, duke shpjeguar se është jashtëzakonisht mirënjohëse ndaj nënës së Tomit dhe nënës së saj që e ndihmuan gjatë javëve të para.
“Ajo [Matilda] është goxha e mrekullueshme. Nuk do të gënjej, ne kemi ndihmë shumë të mirë. Ndjej se marrëdhënia jonë ka mbijetuar sepse ne kemi gjithë këtë ndihmë ... Mamaja ime është më e mira, kështu është edhe mamaja e Tomit. Ato hyjnë, ndihmojnë... ne jemi vërtet me fat”, ka thënë ajo.
Për marrëdhënien me Tomin, Cuoco u shpreh: “Ne kemi qenë së bashku për një vit. Mbeta shtatzënë pas dy muajsh. Kemi një fëmijë. Ne ishim si, bum, bum, bum. Jemi në sinkroni ... E dini, ne nuk jemi më 20 vjeç”, ka thënë ajo gjatë një podcasti.