Aktorja e njohur amerikane, Kaley Cuoco, është në pritje të fëmijës së parë me të dashurin, Tom Pelphrey. Lajmin e ka konfirmuar ajo përmes një postimi në rrjetet sociale me ç’rast edhe e zbuloi gjininë e foshnjës së çiftit, që është vajzë.
Krahas një fotografie të postuar në Instagram ku ajo dhe Tom shihen të përqafuar duke e mbajtur një copë tortë ngjyrë rozë, Kaley shkroi: “Vajza jonë e vogël vjen në vitin 2023. Jashtëzakonisht e bekuar dhe e lumtur. Të dua Tom Pelphrey”.
Aktorja, e cila më së miri njihet për portretizimin e Pennyt në serialin hit, “The Big Bang Theory”, po ashtu i postoi disa fotografi të testit pozitiv të shtatzënisë dhe barkut të saj të fryrë.
Edhe 40-vjeçari, Pelphrey, e ndau lajmin e lumtur me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, me ç’rast edhe ia shprehu dashurinë partneres së tij.
Ylli i serialit “The Flight Attendant” dhe aktori i cili e personifikon Ben Davisin në serialin “Ozark”, e filluan lidhjen romantike në maj të këtij viti.
Cuoco, më parë ishte e martuar me lojtarin e tenisit, Ryan Sweeting, nga viti 2013 deri më 2016. Dy vjet më vonë ajo u kurorëzua me trashëgimtarin miliarder, Karl Cook, martesë kjo e cila përfundoi në vitin 2021.
-
Kaley Cuoco nënë për herë të parë
-
Kaley Cuoco do më shumë fëmijë me Tom Pelphreyn
-
Henry Cavill në pritje të fëmijës së parë me të dashurën Natalie Viscuso
-
Mes koncertit, Kourtney Kardashian i tregon partnerit se është shtatzënë
-
Kaley Cuoco e promovoi sezonin e dytë të serialit “The Flight Attendant”