Showbiz

Kaley Cuoco nënë për herë të parë

Aktorja e njohur amerikane, Kaley Cuoco, po ndihet shumë e lumtur pas lindjes së fëmijës së parë.

Ylli i serialeve, “The Flight Attendant” dhe “The Big Bang Theory”, ka njoftuar fansat përmes Instagramit se ajo dhe i dashuri i saj, Tom Pelphrey, janë bërë prindër të një vajzë të cilën e kanë pagëzuar, Matilda Carmine Richie Pelphrey.

“Ju prezantojmë me Matilda Carmine Richie Pelphrey, drita e re në jetët tona. Jemi shumë të lumtur dhe mirënjohës për këtë mrekulli të vogël”, shkruhej në postimin e Cuocos, krahas disa fotografive të foshnjës së porsalindur.

Në të kaluarën, Cuoco ka qenë e martuar me lojtarin e tenisit, Ryan Sweeting, nga viti 2013 deri më 2016. Dy vjet më vonë ajo u kurorëzua me trashëgimtarin miliarder, Karl Cook, martesë kjo e cila përfundoi në vitin 2021.

Aktorja, e cila më së miri njihet për portretizimin e Pennyt në serialin hit, “The Big Bang Theory”, dhe aktori i cili e personifikon Ben Davisin në serialin “Ozark”, e filluan lidhjen romantike në maj të vitit 2022.

37-vjeçarja Cuoco, ka qenë njëra nga protagonistet e serialit rekordthyes “The Big Bang Theory” për 12 sezone. Pas këtij projekti ajo u angazhua në rolin kryesor të serialit “The Flight Attendant” i cili transmetohet në platformën HBO Max, dhe është nominuar dy herë për çmimin prestigjioz “Emmy”.

Matilda është fëmija i parë i Kaleyt por edhe 40-vjeçarit, Pelphrey, i cili në të kaluarën ka luajtur në disa projekte televizive si, “Guiding Light” dhe “As The World Turns”.

Image