Showbiz

Ryan Reynolds fillon stërvitjen për “Deadpool 3”

Gara është në mes Ryan Reynolds dhe Hugh Jackman se kush mund të marrë armët më të mëdha për filmin Deadpool 3.

Të premten, ylli i Deadpool, 46 vjeç, ndau një foto të postuar nga trajneri i tij Don Saladino, ku shihet duke u stërvitur për filmin. Në foto, ai mund të shihet duke ngritur dy shtanga 60-kilogramëshe në secilën dorë.

“Nuk jam duke u stërvitur për Deadpool”, ka shkruar Reynolds në përshkrimin e fotografisë së tij në Instagram. “Unë jam duke u stërvitur për të kaluar disa muaj me @thehughjackman - i cili nuk është aq i mirë sa mendojnë të gjithë”.

Jackman, 54 vjeç, nuk mund të mos përgjigjej me një shaka të tijën, duke ripostuar fotografinë dhe duke shtuar një figurë me mbishkrimin “Ti je i lezetshëm” e duke e shoqëruar me një zemër.

Image