Pink do ta publikojë albumin e saj më të ri më 17 shkurt.
Këngëtarja amerikane ka bërë të ditur në rrjetet sociale se albumi i saj i titulluar “Trustfall” do të vijë këtë muaj.
Ajo ka publikuar tashmë njërën prej këngëve të albumit, e cila mban të njëjtin titull me të, “Trustfall”.
Albumi do të përmbajë 13 këngë, disa prej të cilave do të jenë bashkëpunime.
“Trustfall” do të jetë albumi i parë i Pinkut që nga viti 2019, kur ka publikuar “Hurts 2B Human”, i cili debutoi si numër 1 në Billboard 200.