Showbiz

Beyonce nis këtë pranverë turneun e saj të parë në shtatë vjet

Beyonce ka njoftuar se vitin e ardhshëm do të zhvillojë turne, i cili do të jetë i pari në shtatë vjet.

Këngëtarja amerikane 41-vjeçare do t’i performojë këngën e albumit të saj të ri “Renaissance” në turneun që do të nisë në Evropë në maj të këtij viti, për të përfunduar me turneun në Amerikë, i cili do të nisë në shtator.

Fansat e “divës së muzikës” do të duhet të presin ende për tiketat, pasi ato siç bëhet e ditur, nuk janë lëshuar ende për shitje, raportoi Daily Mail të mërkurën.

Beyonce e ka lansuar albumin “Renaissance” në korrik të vitit 2022. Albumi është i shtati me radhë në karrierën e këngëtares.

Ajo i ka fituar nëntë nominime për çmimet “Grammy” me këtë album.

Turneu botëror vjen pasi Beyonce u kthye në skenë me një performancë madhështore në Dubai muajin e kaluar, duke shënuar koncertin e saj të parë në katër vjet. Ikona muzikore ka performuar disa nga hitet e saj në hapjen e hotelit të ri luksoz Atlantis The Royal në Dubai, i cili arriti të tërheqë një grup yjesh ndërkombëtarë.

Image