Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka deklaruar prerazi se një aktor i huaj është i përfshirë në komplotin e dyshuar me bombë në bazën RAF Fairford në Mbretërinë e Bashkuar, vetëm pak orë pasi pesë të dyshuarit e arrestuar pranë bazës ajrore u liruan me kusht.
"Ajo që mund të kishte ndodhur në Mbretërinë e Bashkuar gjatë fundjavës është një situatë shumë serioze”, ka thënë Rubio në një intervistë për Fox News të hënën në mbrëmje, duke shtuar se ajo "përfshin qartazi dorën e një aktori të huaj".
Rubio nuk ka paraqitur prova për pretendimet e tij.
Ndërkohë, mbeten pikëpyetje mbi lidhjen e Iranit me komplotin e dyshuar me bombë në RAF Fairford.
Pesë burrat, të gjithë shtetas britanikë nga Londra dhe në fillim të të njëzetave, janë ndaluar herët të dielën pasi policia është njoftuar nga një fermer vendas për tre furgonë të bardhë që po drejtoheshin drejt RAF Fairford, një bazë britanike që strehon bombardues amerikanë që kryejnë misione kundër Iranit.
Ata janë arrestuar nën dyshimin për vepra penale që lidhen me eksplozivët dhe përgatitjen e një akti terrorist, ndërsa një lidhje me Iranin përbënte një pistë kryesore hetimi.
Edhe
Britania liron me kusht pesë të arrestuarit për komplot me bombë pranë bazës amerikane
Lirimi i tyre me kusht nga policia sugjeron se hetuesit besojnë se nuk ka gjasa që ata të kenë qenë në prag të një sulmi me viktima të shumta përmes shpërthimit të një bombe pranë bazës, kanë thënë burimet.
Garda Revolucionare e Iranit ka deklaruar në korrik se baza ishte një objektiv legjitim. Ambasada e Iranit në Londër ka mohuar çdo përfshirje në ngjarjet pranë RAF Fairford.
Ndërsa falënderoi autoritetet britanike për mënyrën e trajtimit të incidentit, Rubio ka thënë gjithashtu se shumë njerëz ishin "të shqetësuar që disa nga këta persona nën hetim janë liruar me kusht".
-
Irani hedh poshtë pretendimet për lidhje me të arrestuarit në bazën ajrore në Britani
-
Pesë të arrestuarit për komplot të dyshuar afër bazës amerikane janë shtetas britanikë
-
Britania po heton një lidhje të mundshme me Iranin pas arrestimeve pranë bazës amerikane
-
Pesë të arrestuar nën dyshimin për terrorizëm pranë një baze ajrore amerikane në Britani