Billboard ka publikuar listën e 200 këngëve më të dëgjuara të vitit 2022.
Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa, është renditur e katërta në këtë listë, për këngën e saj në bashkëpunim me Elton John, të titulluar “Cold Heart”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDua ka lënë pas në këtë listë disa prej këngëtarëve më të kërkuar në botë, përfshirë Adele, Ed Sheeran, The Weeknd e Ariana Grande.
Sipas Billboard, kënga më e dëgjuar e vitit 2022 është “As it was” e këngëtarit Harry Styles. “Heat Waves” e Glas Animals është e dyta, ndërkaq, “Stay” e The Kid LAROI & Justin Bieber është e treta.
Kënga e Duas me Elton John ka arritur të futet në dhjetëshen e këngëve më të dëgjuara edhe në listën e Apple Music.
