Billie Eilish ka bërë paraqitjen e parë në tepihun e kuq me të dashurin e saj, Jesse Rutherford, në ngjarjen e përvjetshme Gala të Artit dhe Filmit - LACMA.
Ylli 20-vjeçar i Popit, dhe frontmeni i grupit muzikor “The Neighborhood”, 31 vjeç, u paraqitën para fotografëve me pizhame të markës Gucci, derisa mbanin së bashku edhe një batanije të trashë po ashtu Gucci, raportoi Billboard të martën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGucci është i njohur si një prej sponsorëve kryesorë të kësaj ngjarjeje.
Paraqitja e përbashkët e çiftit është bërë disa ditë pasi ata e kanë bërë publike lidhjen e tyre në Instagram.
Këngëtarja e hitit “Bad Guy” ka publikuar më 1 nëntor një fotografi ku shihej bashkë me të dashurin, duke festuar Halloweenin.
{gallery}