Showbiz

Shayk dhe Cooper shkaktojnë spekulime se janë ribashkuar

Aktori i njohur amerikan, Bradley Cooper, dhe supermodelja Irina Shayk, së fundmi kanë shkaktuar spekulime se janë ribashkuar, kjo pasi i postuan disa fotografi ku shihen së bashku në pushime, raportoi të martën portali “Female”.

Ish-çifti shumë i ndjekur i showbizit u nda në vitin 2019, por në fotot e reja ata shfaqen të buzëqeshur përkrah njëri-tjetrit, teksa i kalojnë pushimet në ishullin “Pig Island” në Bahamas, së bashku me vajzën e tyre pesë vjeçare, Lea.

36-vjeçarja, Irina, i postoi disa momente nga ky udhëtim në Instagramin e saj, derisa në përshkrim e kishte vendosur vetëm një zemër. Dhe pikërisht ky veprim bëri që fansat të spekulojnë se ajo dhe aktori i famshëm hollywoodian, janë lidhur sërish.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by irina shayk (@irinashayk)

 

Irina dhe Bradley ishin në lidhje romantike për pesë vjet, para se të vendosnin të ndahen. Por, nga atëherë, ata e kanë ruajtur miqësinë mes tyre dhe e kanë bërë të pamundurën që ta rrisin vajzën së bashku, pa probleme dhe drama.

Vitin e kaluar u tha se, Shayk, e pati një lidhje të shkurtër me reperin problematik, Kanye West, pak kohë pasi ai u shkurorëzuar nga ish-bashkëshortja, Kim Kardashian.

Irina dhe Kanye u spikatën në një udhëtim romantik në Francë si dhe e festuan festën e Pavarësisë së Amerikës së bashku, duke e vizituar një restorant në San Francisco. Por besohet se vetëm pas një muaji e gjysmë lidhje, modelja ruse vendosi të mbetet vetëm shoqe me reperin.