Aktorja amerikane Anne Heche raportohet se është dërguar në spital në gjendje kritike pas një përplasje që e la automjetin e saj të mbërthyer nga flakët.
Incidenti ndodhi të premten në mëngjes në Los Angeles, raportoi The Guardian.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo53-vjeçarja është ish-partnerja e prezantueses së njohur amerikane, Ellen DeGeneres, dhe është e njohur për filmat si Donnie Brasco, Cedar Rapids dhe Psycho.
Pamjet nga vendi i ngjarjes treguan Hechen duke vozitur një veturë të tipit “Mini Cooper”, që më vonë u pa rëndë i dëmtuar.
Vetura goditi një shtëpi dykatëshe dhe shpërtheu në zjarr.
“59 zjarrfikësve iu deshën 65 minuta për të hyrë dhe shuar plotësisht flakët brenda strukturës së dëmtuar rëndë”, tha Departamenti i Zjarrfikësve.
“Një grua e rritur u gjet brenda veturës, e cila u dërgua në spital në gjendje kritike”.