Aktorja amerikane Anne Heche nuk pritet të mbijetojë, ka thënë familja e saj, pas një aksidenti me veturë në fillim të kësaj jave që la automjetin e saj të përfshirë nga flakët, shkroi BBC të premten.
Ajo mbetet në koma dhe kishte "një dëmtim të rëndë të trurit", thanë ata.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ne duam t'i falënderojmë të gjithë për urimet dhe lutjet e tyre të mira për shërimin e Annes dhe falënderojmë stafin e përkushtuar dhe infermieret e mrekullueshme”, shtuan ata.
Vetura e saj u përplas në një shtëpi dykatëshe në Los Angeles javën e kaluar.
Policia tha të premten se testet paraprake të gjakut kanë zbuluar praninë e drogës në sistemin e saj - por nevojiteshin testime shtesë për të përjashtuar çdo substancë të dhënë në spital.