Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

I biri i aktores së ndjerë Anne Heche, kërkon menaxhimin e pasurisë së saj

Djali i madh i aktores së ndjerë, Anne Heche, e ka paraqitur një peticion përmes së cilit kërkon ta menaxhojë pasurinë e saj.

20-vjeçari, Homer Laffoon, po e kërkon kontrollin mbi pronat e nënës së tij, e cila vdiq muajin e kaluar si pasojë e lëndimeve të marra nga aksidenti me veturë. Ajo ishte vetëm 53-vjeçare.

Sipas kopjeve të dokumenteve të siguruara nga CNN, Heche nuk kishte lënë testament.

Peticioni i emëron djemtë e saj, Homer dhe Atlas, si trashëgimtarë të pasurisë së aktores. Duke qenë së Homer është i rritur, ai është propozuar si administrator i pasurisë, deri kur Atlasi ta arrijë moshën madhore.

Image

Më 5 gusht, Heche e përplasi veturën e saj në një shtëpi në Los Angeles, me ç’rast pësoi dëmtim të rëndë anoksik të trurit të shkaktuar nga mungesa e oksigjenit. Mjekët deklaruan se truri i aktores ka vdekur dhe ajo po mbahej në jetë me ndihmën e aparateve, në mënyrë që gjithçka të finalizohej për dhurimin e organeve. Heche vdiq disa ditë më vonë, pasi me miratimin e familjarëve dhe në mënyrë paqësore, u shkëput nga aparati që po e mbante gjallë.

Nga fundi i viteve ’90, Anne Heche, u shndërrua në një prej aktoreve më të kërkuara në Hollywood, duke marrë pjesë vazhdimisht në filma me buxhet të lartë dhe duke i kryesuar ballinat e revistave prestigjioze.

Edhe Vdiq aktorja Anne Heche, nëntë ditë pas aksidentit fatal me veturë Showbiz Vdiq aktorja Anne Heche, nëntë ditë pas aksidentit fatal me veturë

Në vitin 1997 ajo luajti krahas yllit, Johnny Depp, në filmin “Donnie Brasco”, dhe krahas aktorit veteran Tommy Lee Jones në filmin “Volcano”. Një vit më vonë u angazhua në rolin protagonist krahas aktorit, Harrison Ford, në filmin “Six Days, Seven Nights”, si dhe luajti krahas yjeve, Vince Vaughn dhe Joaquin Phoenix, në projektin “Return to Paradise”.

Përafërsisht në të njëjtën kohë, jeta private i solli famë edhe më të madhe, por edhe i shkaktoi trazira në aspektin personal dhe profesional. Heche u takua me aktoren komike, Ellen DeGeneres, në një festë të organizuar pas ceremonisë “Oscar”, me të cilën ra në dashuri dhe e filloi një lidhje 3-vjeçare. Kështu ato u shndërruan në një nga çiftet e para homoseksuale të Hollywoodit. Por, pas disa vjetëve, Heche tha se karriera e saj ishte dëmtuar nga një industri e cila hezitonte ta angazhojë në rolet protagoniste, për shkak të orientimit të saj seksual. Pas ndarjes nga prezantuesja e njohur televizive, Anne Heche, pësoi thyerje psikike dhe vazhdoi të flasë publikisht për betejën e saj me shëndetin mendor.

Image