Showbiz

E bija refuzon nënën Nicole Kidman për filmat e saj

Vajzës së Nicole Kidman i pëlqen të krijojë filma- por jo që pjesë e tyre të jetë nëna e saj.

Aktorja e 'Being the Ricardos' - e cila ka dy fëmijë të rritur me ish-burrin Tom Cruise dhe Sunday, 13, dhe Faith, 10, me bashkëshortin Keith Urban – ka zbuluar se vajza e saj adoleshente ka bërë filmat e saj amatorë qëkur ishte tetë vjeç, mirëpo pavarësisht karrierës së saj të shkëlqyeshme, fituesja e “Oskarit” pranoi se vajza e saj nuk dëshiron ta përfshijë atë në projektet e saj.

Nicole i ka thënë gazetarit të “Daily Mail”, Baz Bamigboye: "Sunday është gati për të shkuar në shkollën e filmit... ama në moshën 13 vjeç e gjysmë, ajo është shumë e re.

E pyes shpesh : "Më do mua në filmat e tu?!" Dhe ajo thotë: 'Jo!' Ndoshta ndërron mendje, megjithëse dyshoj shumë.

Gjëja më e mirë për grupmoshën e saj është se ata mund të bëjnë filma në iPad dhe iPhone të tyre. Ata mësojnë të redaktojnë, t’i përdorin tingujt”.

Drejtoresha e "Portrait Of A Lady" të Nicole, Jane Campion, ka qenë mentore e Sunday dhe e këshilloi adoleshenten që fillimisht të eksploronte shkollën e artit si një mënyrë për të kuptuar më mirë inkuadrimin vizual.

"Siç thotë Keith, ‘Duhet të mësosh kitarë ritmike përpara se të mësosh elektrike’”, ka shtuar ajo.

Aktorja australiane e ka pranuar se është e habitur se si adoleshentët janë tërhequr nga filmi "Being the Riccardos", në të cilën ajo luan legjendën e ndjerë të komedisë Lucille Ball.

"Mendova se gratë në të 20-t mund të magjepseshin, por jo edhe vajzat më të reja”, ka theksuar aktorja.

Nicole beson se interesi i ripërtërirë për Lucillen është për shkak të faktit se ajo “ është grua cool, e një e tillë është e përjetshme për të gjitha moshat”.

Ndërkohë, aktorja e “Big Little Lies” ka shtuar kureshtjen duke treguar se mendon të kthehet në skenë , me gjasë në vitin 2023, në një version të ri të një tragjedie greke, mirëpo nuk pranoi të japë më shumë hollësi.

Thjesht tha: “Është pjesë e së ardhmes”.