Drejtoria e Shëndetësisë e Kryeqytetit ka deklaruar se dënojnë fuqishëm sulmin fizik ndaj një infermiereje teksa po ofronte shërbim shëndetësor në shtëpinë e një pacienti në lagjen Kalabria.
“E dënojmë fuqishëm këtë akt dhune ndaj punonjëses sonë shëndetësore. Sulmi ndaj profesionistëve që janë në detyrë për të ndihmuar dhe për t’u kujdesur për qytetarët është i papranueshëm dhe nuk do të tolerohet në asnjë rrethanë. Siguria dhe dinjiteti i tyre janë të panegociueshme”, thuhet në njoftim,
Drejtoria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se rasti është i izoluar dhe nuk ndikon në ofrimin e shërbimeve të kujdesit shëndetësor.
“Qytetarë të nderuar, bëhet fjalë për një rast të izoluar, i cili nuk do të ndikojë në ofrimin e kujdesit shëndetësor. Shërbimet në terren do të vazhdojnë normalisht, pa ndërprerje dhe me të njëjtin përkushtim ndaj çdo qytetari që ka nevojë për kujdes”, thuhet në njoftim.
OIK thirrje organeve kompetente për rastin e infermieres: Të hetohet me seriozitet
Edhe
Sulmohet një infermiere gjatë kryerjes së detyrës në Prishtinë
Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve të tjerë Shëndetësorë (OIK) ka reaguar pas sulmit fizik ndaj një infermiereje të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë.
Sipas OIK-ut, infermierja ishte duke kryer detyrën e saj profesionale në shtëpinë e një pacienti në lagjen “Kalabria”, kur është sulmuar fizikisht.
OIK e ka dënuar fuqishëm rastin, duke theksuar se dhuna ndaj profesionistëve shëndetësorë është e papranueshme, veçanërisht ndaj atyre që punojnë në terren për t’u ofruar kujdes dhe ndihmë qytetarëve.
“Profesionistët shëndetësorë duhet të jenë të mbrojtur dhe të sigurt gjatë ushtrimit të detyrës së tyre”, thuhet në reagimin e OIK-ut.
Sipas Odës, raste të tilla cenojnë drejtpërdrejt sigurinë e profesionistëve dhe ofrimin e sigurt e cilësor të shërbimeve shëndetësore.
Edhe
Sulmohen një infermiere dhe dy punëtorë të sigurimit fizik në Spitalin e Mitrovicës
OIK u ka bërë thirrje organeve kompetente që rasti të hetohet me seriozitet dhe të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme ligjore ndaj personave përgjegjës.