Heidi Klum është bashkuar me legjendën e repit, Snoop Dogg për të regjistruar 'Chai Tea ëith Heidi', publikimi i saj i parë që nga kënga e saj e vitit 2006 'Ëinter Ëonderland' dhe Heidi ka shijuar përvojën e punës me Snoop.
Klum ka thënë për “People” se si ka ardhur deri te bashkëpunimi mes tyre.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Shkova në Amerikë dhe e thirra Snoopin e i thash 'Hej Snoop, është Heidi'. Ai thotë: "Çfarë ke?" Dhe ia shpjegova të gjithë këtë gjë. Dhe më pas ai tha: "Epo, le ta bëjmë atë. Ejani në Ingleëood", ka shpjeguar këngëtarja.
Heidi dhe Snoop janë përzier në qarqe të ngjashme shoqërore në Los Anxhelos për vite me radhë.
Megjithatë, puna me legjendën e repit ishte ende një përvojë surreale për supermodelen e famshme gjermane.
"Nuk mund ta besoj se kjo po ndodh. Unë jam në Ingleëood me Snoop Dogg. Ai e do atë që kam bërë”, është shprehur Klum, e cila e ka pranuar se puna me Snoop ishte një ambicie e gjatë për të.
Modeles i ka pëlqyer të “sfidojë” veten me këngën e saj të re, derisa ka shtuar se është fansja më e madhe e reperit.
"Unë jam një fanse e madhe e Snoop Dogg. E kontaktova për idenë dhe, për habinë dhe kënaqësinë time, ai më ftoi të vij në studion e tij. Më pëlqen një këngë që i bën njerëzit të duan të kërcejnë dhe të argëtohen, dhe Snoop ndihmoi në realizimin e kësaj”, ka përfunduar supermodelja.