Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mustafa: Një koalicion mes PDK-së dhe VV-së mund të normalizojë vendin

Rrustem Mustafa

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rrustem Mustafa insiston se një koalicion mes PDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje do të mund ta normalizonte vendin. Ai ka thënë se këto dy subjekte politike, bashkë me pjesën e deputetëve joshumicë, do të mund të zgjidhnin të gjitha ngërçet.

Në emisionin “Interaktiv” në KTV, Mustafa është shprehur se ai e quan koalicion për normalitet dhe se bashkë do të krijojnë udhëheqje të mirë qeveritare.

“Koalicioni për normalitet që e them unë lë hapësirë për të diskutuar edhe për koalicion edhe më të gjerë. Janë numrat e mjaftueshëm bashkë me komunitetet joshumicë për të zgjedhur çështjet e duhura dhe për të krijuar normalitet. Unë e di që PDK-ja dhe Kurti me Vetëvendosjen mund ta normalizojnë vendin dhe mund të krijojnë trupa të mirë qeveritarë bashkë, edhe presidentin për të pasur zhvillime të mira të ecjes së vendit”, ka thënë Mustafa.

Thirrjen për një koalicion të tillë Mustafa e ka thënë tash e disa herë. Ai u ka bërë thirrje drejtpërdrejt kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza dhe liderit të LVV-së, Albin Kurti, që të takohen dhe të diskutojnë për një marrëveshje.

Ndërkohë, PDK-ja është e vendosur të mbetet në opozitë derisa Kurti i ka bërë ftesë në vazhdimësi për takim.

Edhe Mustafa propozon “Koalicion për Normalitet” mes VV-së, PDK-së dhe komuniteteve joshumicë Arbëri Mustafa propozon “Koalicion për Normalitet” mes VV-së, PDK-së dhe komuniteteve joshumicë

Mustafa: Jam takuar me Kurtin për ta diskutuar platformën time për zhbllokimin institucional

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rrustem Mustafa, ka thënë se është takuar me kryeministrin e Kosovës dhe kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për ta diskutuar platformën e tij. 

Mustafa ka propozuar një “Koalicion të Normalitetit” mes Lëvizjes Vetëvendosje, PDK-së dhe komuniteteve joshumicë. 

Mustafa në “Interkativ” të KTV-së ka thënë se me Kurtin është takuar në ditët e fundit. 

“Personalisht kam pasur takim të rëndësishëm, të gjatë e të frytshëm me kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, ditëve të fundit. Krejt lidhur me platformën që kam shpalosur. Ndoshta jo të gjitha detajet që sot lexohen”, ka thënë Mustafa. 

Edhe Mustafa: VV – PDK munden bashkë Arbëri Mustafa: VV – PDK munden bashkë

Ai ka thënë se kanë nisur negociatat dhe ka nisur njohja me idenë e tij. E ai pret që ditët në vazhdim t'i jepet mundësia për këtë marrëveshje. 

Ai ka thënë se mundësia më e mirë për një marrëveshje koalicioni është mes Vetëvendosjes dhe PDK-së. 

Në platformën që Mustafa e shpalosi në Facebook të hënën, ka propozuar që presidenti t’i takojë Partisë Demokratike të Kosovës, ndërsa posti i kryeministrit dhe Kuvendi t’i takojnë Vetëvendosjes. 

PDK-ja ka dërguar të hënën në Gjykatën Kushtetuese, konstituimin e Kuvendit të Kosovës, ndërsa pritet ta dërgojë të martën në Kushtetuese edhe zgjedhjen e Qeverisë Kurti 4. 

“Politika është instrumenti më i rëndësishëm i një vendi. Unë po thërras instrumentin politik me përdor për të mirë. Pushimi që të jep Kushtetuesja, nuk e heq instrumentin politik prej rendit të ditës...Nuk e hjek mundësinë për takime e thirrje të tryezës nga kryeministri Albin Kurti për t’u ulur e të bisedohet gjerë e gjatë për mënyrën si të ecim e të dalim nga ky ngërç“, tha Mustafa. 

Edhe Gashi: Kurti ka shkuar në takim me LDK-në me propozime për president Arbëri Gashi: Kurti ka shkuar në takim me LDK-në me propozime për president

Ai ka thënë se Kurti e ka pritur mirë dhe ka pasur takim të gjatë. 

“Ka qenë takim i kënaqëshëm si takim i parë. Pres që z. Kurti ta bëjë ftesën e radhës. Të më ftoj mua e të merremi vesh si të lëvizim tutje”, tha Mustafa.