Apoya a TIME. Preserva la verdad.
Arberi

Rrustemi: Me reuní con Kurti para hablar sobre mi plataforma para el desbloqueo institucional.

Rrustem Mustafa

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rrustem Mustafa, ka thënë se është takuar me kryeministrin e Kosovës dhe kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për ta diskutuar platformën e tij. 

Mustafa ka propozuar një “Koalicion të Normalitetit” mes Lëvizjes Vetëvendosje, PDK-së dhe komuniteteve joshumicë. 

Mustafa në “Interkativ” të KTV-së ka thënë se me Kurtin është takuar në ditët e fundit. 

“Personalisht kam pasur takim të rëndësishëm, të gjatë e të frytshëm me kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, ditëve të fundit. Krejt lidhur me platformën që kam shpalosur. Ndoshta jo të gjitha detajet që sot lexohen”, ka thënë Mustafa. 

Ai ka thënë se kanë nisur negociatat dhe ka nisur njohja me idenë e tij. E ai pret që ditët në vazhdim të jepet mundësia për këtë marrëveshje. 

Ai ka thënë se mundësia më e mirë për një marrëveshje koalicioni është mes Vetëvendosjes dhe PDK-së. 

Në platformën që Mustafa e shpalosi në Facebook të hënën, ka propozuar që presidenti t’i takojë Partisë Demokratike të Kosovës, ndërsa posti i kryeministrit dhe Kuvendi t’i takojë Vetëvendosjes. 

PDK-ja ka dërguar të hënën në Gjykatën Kushtetuese, konstituimin e Kuvendit të Kosovës, ndërsa pritet ta dërgojë të martën në Kushtetuese edhe zgjedhjen e Qeverisë Kurti 4. 

“Politika është instrumenti më i rëndësishëm i një vendi. Unë po thërras instrumentin politik me përdor për të mirë. Pushimi që të jep Kushtetuesja, nuk e heq instrumentin politik prej rendit të ditës...Nuk e hjek mundësinë për takime e thirrje të tryezës nga kryeministri Albin Kurti për t’u ulur e të bisedohet gjerë e gjatë për mënyrën si të ecim e të dalim nga ky ngërç“, tha Mustafa. 

Ai ka thënë se Kurti e ka pritur mirë dhe ka pasur takim të gjatë. 

“Ka qenë takim i kënaqëshëm si takim i parë. Pres që z. Kurti ta bëjë ftesën e radhës. Të më ftoj mua e të merremi vesh si të lëvizim tutje”, tha Mustafa.