Showbiz

Donte ta shihte Kylie Jennerin, por kur nuk u lejua lëshoi fishekzjarrë në oborrin e saj

Prona e Kylie Jennerit në Los Angeles dyshohet se u përball me një shkelës tjetër këtë javë, pasi një burrë u arrestua për përpjekje për t’u futur.

Sipas TMZ, shkelësi mbërriti aty dhe kërkoi ta shihte Kylien, por pasi u mohua, burri dyshohet se u ngjit në portën e jashtme të pronës dhe filloi të ndizte fishekzjarre në oborrin e saj.

Policia mbërriti në vendngjarje pak më vonë dhe e arrestoi burrin para se të hynte në perimetrin e brendshëm të shtëpisë.

Ylli i "Keeping Up ëith the Kardashians" nuk ishte në shtëpi në kohën e incidentit.

TMZ ka raportuar se personi që besohet se është i përfshirë po përballet me një akuzë për vandalizëm të rëndë pasi i shkaktoi dëme me vlerë 1,200 dollarë portës së sigurisë së Kylie.