Showbiz

Khloe Kardashian është ndarë sërish nga Tristan Thompsoni

Foto: AP/Associated Press

Ylli i shout “Keeping Up with the Kardashians”, Khloe Kardashian, besohet se sërish i ka dhënë fund lidhjes me basketbollistin, Tristan Thompson, me të cilin e ka vajzën tri vjeçare, True.

Çifti për herë të parë u nda në vitin 2019, për shkak se Thompson e kishte tradhtuar të dashurën e tij disa herë. Dhe para disa javësh, ata duket se kanë vendosur t’i japin fund sërish lidhjes së tyre.

Një burim i afërt i dyshes ka deklaruar: “Ata kalojnë mirë me njëri-tjetrin. Nuk ka drama mes tyre. Ndarja është miqësore dhe ata janë të vendosur ta rrisin vajzën së bashku”.

Khloe dhe Tristan u ndanë për herë të parë në shkurt të vitit 2019, kjo pasi basketbollisti i njohur ishte puthur në një ndejë me mikeshën e familjes Kardashian, Jordyn Woods.

Së fundmi Khloe në intervistën me prezantuesin Andy Cohen, tha se tashmë e ka falur Woodsin për këtë skandal.

“Unë personalisht nuk flas me të por mendoj se asaj po i shkon shumë mirë jeta personale. Nuk kam inate ndaj Jordynit. Mendoj se njerëzit bëjnë gabime, dhe gjatë jetës mësojmë vazhdimisht. Për të mirën time, më duhet t’i falë këta njerëz dhe pastaj varet nga ata që ta falin veten, të mbajnë përgjegjësi dhe të mësojnë nga veprimet e tyre. gjithmonë duke shpresuar që të mos i përsërisin të njëjtat gabime”, ka deklaruar Kardashian.

Ylli televiziv dhe themeluesja e markës “Good American”, po planifikonte ta ketë një fëmijë të dytë me partnerin e saj, Thompson, përmes një nëne surrogate. Por ky plan duhet të ketë dështuar tani pasi çifti ka vendosur t’i jap fund romancës së tyre.

{gallery}