Showbiz

Lil Nas X shpreh dëshirën për bashkëpunim me yjet Rihanna dhe Bad Bunny

Foto: AP/Associated Press

Lil Nas X i përmendi emrat e yjeve Rihanna dhe Bad Bunny, kur u pyet se me kë do të dëshironte ta realizojë një remix të këngës së tij të fundit, “Montero (Call Me By My Name)”.

Ky projekt i solli suksese të jashtëzakonshme reperit, duke u pozicionuar në vendin e parë të toplistës “Billboard” të 100 këngëve më të mira.

Në një intervistë të fundit, reperi tha se do të dëshironte shumë ta realizojë një remix me dy yjet ndërkombëtarë të muzikës.

Pavarësisht se kërkesa që i kishte bërë yllit të muzikës country, Billy Ray Cyrus, përmes një postimi në Twitter ku i kërkoi të bëhet pjesë e remixit të hitit “Old Town Road”, Lil Nas X nuk dëshiron ta rrezikojë mundësinë e realizimit të dëshirës së tij, duke u bërë kërkesë për bashkëpunim superyjeve Rihanna dhe Bad Bunny, përmes këtij rrjeti social.

“Old Town Road” vazhdon të jetë kënga e cila ka qëndruar më së gjati në pozitën e parë të toplistës së 100 këngëve më të mira, me shënimin e rekordit prej 19 javësh në maje të kësaj liste.

Kënga “Montero” e kishte pranuar aprovimin e Rihannas para se të lansohej më 26 mars. Në korrik të vitit të kaluar, Lil Nas X e ndau me fansat një video ku shihet duke biseduar me monjaten e produkteve të bukurisë. Videoja kishte për qëllim ta promovojë lansimin e linjës së re të produkteve “Fenty Skin”, pjesë e reklamës së së cilës ishte reperi, bashkë me Rihannan dhe të dashurin e saj A$AP Rocky.

“E kam dëgjuar një pjesë të këngës tënde të re. Shumë e mirë dhe të betohem në Zot që nuk po e them këtë kot. Është një këngë shumë e mirë dhe jam e lumtur për këtë sepse t’i debutove në skenë mjaft fuqishëm, dhe është paksa e komplikuar ta përsërisësh të njëjtin sukses dhe me projektet e radhës. Por në fakt ti po ja del shumë mirë dhe jam shumë e lumtur për ty”, citohet të ketë thënë Rihanna në mesazhin drejtuar reperit.

Së fundmi, Lil Nas X u kritikua për lansimin e një palë atleteve kontroverse të quajtura “Satan Shoes”, dhe të cilat e përfshijnë një pentagram bronzi, një kryq të përmbysur dhe një pikë gjaku të vërtetë njerëzor.

Modeli i atleteve shkaktoi reagime të ashpra dhe tërhoqi kritika nga një numër figurash të larta politike dhe fetare, të cilët i përshkruan ato si “të liga” dhe “herezi”.

Edhe lansimi i videoprojektit “Montero (Call Me By Your Name)”, nuk kishte shpëtuar pa u kritikuar nga disa persona, duke shkaktuar debate për përmbajtjen e tij. Bujë të madhe sidomos kanë bërë skenat ku këngëtari shfaqet duke i bërë vallëzim provokues djallit, para se ta vrasë atë dhe t’ia rrëmbejë kurorën e mbretit të ferrit.