“Vanquish” titullohet filmi i ri i aktorit Morgan Freeman.
Ylli i shpërblyer me Oscar së shpejti e shënon rikthimin në ekran me një film të zhanrit aksion dhe triler, ku ai e portretizon një polic të pensionuar dhe të paralizuar, i cili pasi ia kidnapon vajzën, e shantazhon kujdestaren e tij për të marrë hak ndaj ish-partnerëve policorë dhe për ta spastruar qytetin nga kriminelët.
“Vanquish” vjen me regji të George Gallos dhe përveç aktorit të njohur hollywoodian, Freeman, në të luan edhe Ruby Rose e cila vjen në rolin e kujdestares së kryepersonazhit, e cila detyrohet të përballet me situate të rrezikshme, me qëllim që t’i kthehet vajza e kidnapuar.
Filmi do të lansohet në platformat digjitale, më 23 prill të këtij viti.
-
Will Smith me rol kryesor në filmin “Supermax”
-
“Mission: Impossible 8” finalizon historinë e agjentit Ethan Hunt
-
“Mission: Impossible - Dead Reckoning Part One” së shpejti nëpër kinema
-
“Equalizer 3” e përmbyllë trilogjinë e njohur të zhanrit aksion
-
Filmi “Hypnotic” me aktorin Ben Affleck si protagonist