Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Filmi “Hypnotic” me aktorin Ben Affleck si protagonist

Për të gjithë ata që mezi presin ta shikojnë filmin “Hypnotic”, një projekt i ri kinematografik i regjisorit të njohur, Robert Rodriguez, lajmi i mirë është se tashmë janë publikuar pamjet e para të tij.

Në rolin protagonist vjen ylli i hollywoodit, Ben Affleck, që e portretizon një detektiv të quajtur Daniel Rourke, i cili fillon të punojë në rastin më të rëndësishëm të jetës, që është zhdukja e vajzës së tij. Trileri shpjegon gjithashtu se titulli i referohet konceptit psikik të hipnotikëve.

Rodriguez në një intervistë të kaluar zbuloi se ka punuar rreth filmit “Hypnotic” nga viti 2002. Regjisori i “Sin City” poashtu premtoi shumë kthesa dhe intriga në historinë e këtij projekti që i gërsheton zhanret, fanta-shkencë, aksion dhe triler.

Përveç Affleckut, pjesë e kastës së aktorëve janë edhe: Hala Finley, Alice Braga, J. D. Pardo, Dayo Okeniyi, Jeff Fahey, Jackie Earle Haley dhe William Fichtner.

“Hypnotic” lansohet nëpër kinema më 12 maj 2023.