Studioja “Paramount Pictures” e ka publikuar trailerin e plotë të filmit të shumëpritur nga fansat, “Mission: Impossible - Dead Reckoning Part One”, në të cilin ylli hollywoodian, Tom Cruise, edhe një herë i shfaq marifetet që sfidojnë vdekjen.
Vazhdimi i shtatë në serinë e filmave ikonik aksion e sjell në ekran të madh agjentin, Ethan Hunt, i cili përfshihet në situata të shumta të rrezikshme që kryesisht e karakterizojnë jetën e tij. Ai dhe ekipi i tij përpiqen të gjurmojnë një armë të re kërcënuese për botën, në mënyrë që të mos bie në duart e një armiku të ri të gjithëfuqishëm.
Përmes filmit të ardhshëm, publiku po ashtu ka mundësi t’i shohë edhe personazhet tjera që janë pjesë e këtij projekti, përfshirë këtu rikthimin e aktorit Henry Czerny, të cilin fansat nuk e kanë parë nga lansimi i filmit të parë në vitin 1996, dhe aktorët tjerë, Simon Pegg, Ving Rhames dhe Rebecca Ferguson. Kastës i janë bashkuar edhe dy yjet e filmave “Marvel”, Pom Klementieff and Hayley Atwell
“Mission: Impossible – Dead Reckoning Part One” e fillon shfaqjen nëpër kinema nga 12 korriku.
-
Cruise rikthehet me “Mission: Impossible – The Final Reckoning” në Festivalin e Cannesit
-
Cruise rikthehet në Cannes me premierën e “Mission: Impossible - The Final Reckoning”
-
“Mission: Impossible 8” finalizon historinë e agjentit Ethan Hunt
-
Publikohet traileri i parë i filmit “Mission: Impossible 7”
-
Hayley Atwell lavdëron Tom Cruisen: Nuk do të ndalet kurrë