Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

“Equalizer 3” e përmbyllë trilogjinë e njohur të zhanrit aksion

Regjisori Antoine Fuqua dhe aktori Denzel Washington e vazhdojnë bashkëpunimin me filmin e ardhshëm, “Equalizer 3”.

Ky projekt shumë i suksesshëm e rrëfen historinë e Robert McCall, një ish-ushtarë i marinës, i cili është shndërruar në një agjent në Agjencinë e Inteligjencës së Mbrojtjes dhe tani i ndihmon njerëzit në nevojë duke përdorur njohuritë e tij të shumta dhe një sasi të madhe dhune për t’i luftuar të këqijtë.

Përveç yllit të kinematografisë, Washington, në film po ashtu luajnë aktorët, Dakota Fanning, David Denman, Sonia Ammar dhe Remo Girone. Washington dhe Fanning ribashkohen në ekran për herë të parë nga viti 2004, kur i portretizuan rolet kryesore në projektin e suksesshëm të arkave filmike, “Man on Fire”.

Filmi i parë “The Equalizer”, i cili pjesërisht bazohet në serialin e vitit 1970 me të njëjtin emër, u lansua në vitin 2014 derisa vazhdimi i dytë i filmit erdhi nëpër kinema pas katër vjetëve.

Vazhdimi tretë i filmit të mbushur me skena aksion e fillon shfaqjen nëpër kinema nga 1 shtatori.

Artikuj të ngjashëm