Aktorët George Clooney dhe Julia Roberts po bëhen bashkë për një film të ri, të titulluar “Ticket To Paradise”.
Komedia romantike e cila vjen me regji të Ol Parkerit, i sjell aktorët e filmave “Ocean’s Eleven” duke e portretizuar një çift të shkurorëzuar i cili udhëton drejt Balit, për ta ndaluar vajzën e tyre të martohet.
Me skenar të shkruar nga Ol Parker dhe Daniel Pipski, filmi do të filloj së xhiruari në fund të këtij viti.
Clooney dhe Roberts kanë luajtur në tre filma “Oceann’s” si dhe janë shfaqur bashkë në ekran të madh me filmin “Money Monster”, regjinë e së cilit e pati bërë aktorja e njohur hollywoodiane, Jodie Foster.
Muajin e kaluar, Clooney nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me ekipin, i cili po e realizon një version të ri të serialit klasik fantastiko-shkencor, “Buck Rogers”.
Përveç se do ta ketë rolin e producentit, aktori i njohur hollywoodian besohet se edhe do të ketë rol në këtë projekt.
-
“Ticket to Paradise” i bashkon yjet Julia Roberts dhe George Clooney
-
Roberts vesh fustan të dekoruar me fytyrën e Clooneyt
-
Julia Roberts vesh fustan të dekoruar me fytyrën e George Clooneyt
-
Clooney dhe Pitt pranuan të paguhen më pak për ta lansuar filmin e tyre nëpër kinema
-
George Clooney dhe Brad Pitt po bëhen bashkë për një film të ri