Showbiz

“Ticket to Paradise” i bashkon yjet Julia Roberts dhe George Clooney

Ka kaluar ca kohë prej se i kemi parë së bashku në ekran të madh, por George Clooney dhe Julia Roberts vazhdojnë ta kenë një kimi të jashtëzakonshme me njëri-tjetrin.

Dy yjet e filmit “Ocean’s Eleven” vijnë në bashkë në komedinë e re romantike me titull, “Ticket to Paradise”.

Në këtë projekt, dy aktorët veteran të Hollywoodit e portretizojnë një çift të shkurorëzuar, që mundohet të bashkëpunojë për ta ndaluar vajzën e tyre që të martohet me një burrë, të cilin e ka takuar gjatë pushimeve në Bali.

Filmi i ardhshëm i cili pritet të korrë suksese në arkat filmike, vjen me regji të Ol Parkerit dhe skenar të shkruar nga Daniel Pipski. Krahas protagonistëve Clooney dhe Roberts, luajnë edhe aktorët, Kaitlyn Dever dhe Lucas Bravo

“Ticket to Paradise” lansohet nëpër kinema më 21 tetor 2022.