Aktorët e njohur hollywoodian, George Clooney dhe Brad Pitt, të cilët në të kaluarën kanë luajtur bashkë në shtatë filma, po planifikojnë të rikthehen sërish në ekran të madh në projektin e ardhshëm të regjisorit, Jon Watts.
Ky i fundit do ta shkruaj skenarin dhe do ta bëjë regjinë e trilerit të ri ende të patitulluar, derisa dy aktorët e famshëm do t’i portretizojnë rolet kryesore si dhe vijnë në rolin e producentëve, përmes kompanive të tyre, “Smokehouse Pictures” dhe “Plan B Entertainment”.
Sipas portalit “Hollywood Reporter”, kompanitë filmike “Sony”, “Lionsgate”, “Apple”, “Netflix”, “Amazon”, “Annapurna”, “Universal”, “MGM” dhe “Warner Bros.”, që të gjitha janë të interesuara ta realizojnë këtë projekt, i cili mund t’ua fitojë aktorëve një pagë prej më shumë se 20 milionë dollarëve.
Nuk janë bërë publike më shumë hollësi rreth fiilmit të ri të aktorëve, temës që e trajton apo datës së lansimit nëpër kinema, por një gjë është e sigurt, ai do të jetë hit në arkat filmike botërore për faktin se i përfshinë dy prej yjeve më të kërkuar të Hollywoodit, të cilët e gëzojnë një shoqëri të këndshme mes vete edhe në jetën e përditshme.
Gjatë vitit 2022 pritet të lansohen 3 filma të ri të Brad Pittit e ata janë, “Bullet Train”, i cili e përfshinë një kastë aktorësh yje, “Babylon”, ku Pitt luan krahas aktores australiane Margot Robbie dhe “The Lost Cty of D”, ku aktori do ta ketë një rol të vogël krahas yllit të njohur të kinematografisë, Sandra Bullock.
George Clooney pritet që në fund të këtij viti ta lansojë filmin e tij të ri, “The Tender Bar”, ku ai vjen në rolin e regjisorit ndërsa rolin protagonist e luan aktori, Ben Aflleck. Në fund të vitit 2022, publiku mund ta shoh ribashkimin e George Clooneyt me Julia Robertsin në ekran të madhë, në komedinë e re romantike me titull, “Ticket to Paradise”.