FKA Twigs e ka publikuar videoprojektin e ri muzikor me titull “Don’t Judge Me”, të cilin e sjell në bashkëpunim me reperin Headie One dhe kantautorin britanik Fred Again.
Kënga vjen e shoqëruar me një videoklip të fuqishëm, të cilin këngëtarja e ka bashkëdrejtuar me regjisorin Emmanuel Adjei, i cili në të kaluarën ka punuar me yje të tillë të muzikës, si Madonna dhe Beyoncé.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas një prononcimi për media bëhet e ditur se projekti, “Don’t Judge Me”, e shfaq eksperiencën e të qenit afrikano-amerikan dhe britanik në botën moderne, si dhe e përfaqëson një luftë të përbashkët kundër tiranisë së padukshme të shkaktuar nga paragjykimet kulturore, sistematike dhe strukturore, të cilat shpesh është vështirë për t’i parë dhe ende më e vështirë për t’i tejkaluar.
Së fundmi FKA Twigs e kujtoi abuzimin e tmerrshëm racist që e kishte përjetuar, gjatë kohës sa ishte në lidhje dashurie me aktorin e njohur britanik, Robert Pattinson. Ajo tha se ishte pre e komenteve të rënda dhe injorante nga disa adhurues të zjarrtë të aktorit, gjatë tri vjetëve sa ishte në lidhje romantike me të.
Gjithashtu para pak javësh, këngëtarja britanike emri i vërtetë i së cilës është, Tahliah Barnett, ka ngritur padi kundër aktorit Shia LaBeouf, të cilin e akuzon për abuzim fizik dhe emocional gjatë lidhjes së tyre një vjeçare.
Padia e ngritur në gjykatën e lartë të Los Angelesit, kërkon dëmshpërblim për dëmet e shkaktuara nga aktori, i cili besohet se e ka sulmuar atë seksualisht dhe i ka shkaktuar shqetësim emocional.
Sipas saj, LaBeouf e kishte nënçmuar vazhdimisht duke iu drejtuar me fjalë ofenduese. Në një rast thuhet se aktori e ka përplasur këngëtaren për veture dhe ka provuar ta ngufatë atë. FKA Twigs po ashtu thotë se aktori disa herë, me vetëdije të plotë i ka bartur sëmundje seksuale.
Këngëtarja shumë e talentuar FKA Twigs e posedon një zë interesant dhe stil unik të interpretimit, por jo gjithmonë arti i saj kreativ arrin të kuptohet nga publiku mbarëbotëror. Megjithatë ajo vazhdon të sjell projekte të veçanta në tregun muzikor.