Muzikantja britanike FKA twigs ka ngritur padi ndaj aktorit Shia LaBeouf, duke e akuzuar për abuzim fizik dhe emocional gjatë lidhjes së tyre njëvjeçare.
Padia e dorëzuar në Gjykatën Supreme të Los Angelesit, kërkon kompensim të paspecifikuar për sulm seksual.
Padia është dorëzuar nën emrin e vërtetë të këngëtares Tahliah Barnett.
Aktori në një deklaratë për gazetën New York Times ka thënë se nuk ka arsyetim për ngarendjen e tij pas alkoolit ose agresionin.
“Kam qenë abuziv me veten dhe përreth meje për shumë vjet. Kam histori të njerëzve që i kam lënduar. Jam i turpëruar për këtë histori dhe më vjen keq ata që lëndova. Nuk mund të them asgjë tjetër”, ka thënë aktori.
Këngëtarja Barnett u njoftua me aktorin amerikan teksa u shfaq në filmin gjysmautobiografik të tij, “Honey Boy”, në të cilin shtjellon vitet e hershme të aktorit.
-
FKA Twigs padit aktorin Shia LaBeouf për abuzim fizik dhe emocional
-
FKA Twigs thotë se ende nuk ndihet e sigurt edhe pas marrëveshjes ish-partnerin
-
FKA Twigs kërkon 10 milionë dollarë dëmshpërblim nga Shia LaBeouf
-
Shia LaBeouf tregoi se çfarë e kishte bërë ta mendojë vetëvrasjen
-
Shia LaBeouf dënohet me kusht pasi pranoi fajësinë për sulmin ndaj tre personave gjatë Mardi Gras