Aktori amerikan, Shia LaBeouf, ka folu hapur për periudhën e vështirë të jetës kur kishte menduar të vetëvritet, duke thënë se gjendja emocionale dhe psikike iu përkeqësua shumë, pas akuzave për abuzim që u bënë kundër tij.
Në dhjetor të vitit 2020, ish e dashura e LaBeoufit, këngëtarja FKA twigs, e paditi aktorin për abuzim, sulm seksual, sulm fizik dhe shkaktim të stresin emocional.
Atëkohë, Shia i mohoi akuzat e muzikantes duke thënë se nuk i kishte shkaktuar kurrë lëndime, dhe se ajo nuk kishte të drejtë të kërkojë kompensim për ndonjë lehtësim apo dëmtim.
Seanca e parë gjyqësore rreth këtij rasti është caktuar për datën 17 prill 2023, raporton portali “Variety”.
Por, problemet për aktorin nuk mbaruan këtu. Ai filloi të karakterizohej më shumë për skandalet në jetën e tij, sesa arritjet në karrierën filmike. Shia u përfshi në një përplasje me makinë, u detyrua të shkojë në rehabilitim me urdhër të gjykatës, pati shumë shpërthime emocionale publike si dhe disa episode të dhunshme. Kjo bëri që ofertat e aktorit për punë, të rralloheshin dukshëm.
Edhe
FKA Twigs thotë se ende nuk ndihet e sigurt edhe pas marrëveshjes ish-partnerin
Aktorja e shndërruar në regjisore, Olivia Wilde, në një intervistë të fundit bëri të ditur se e kishte pushuar LaBeoufin nga puna në filmin e saj të ardhshëm, “Don’t Worry Darling”, me qëllim që të sigurohej që kolegia e tij, Florence Pugh, të ndihej e sigurt.
“E them këtë si dikush që është adhuruese e punës së Shias. Procesi i tij nuk përshtatej me moralin që e kërkoj në prodhimet e mia. Ai ka një proces të punës që, në një farë mënyre, duket se kërkon një energji luftarake dhe unë personalisht nuk besoj se kjo është e favorshme për të sjellë performancë të mirë në një film”, deklaroi Wilde.
Gjatë një bashkëbisedimi me peshkopin, Robert Barron, themelues i organizatës mediatike katolike “Word on Fire”, LaBeouf tregoi që kishte menduar të vetëvritet si pasojë e ngjarjeve të fundit në jetën e tij, por konvertimi në fenë katolike ia ka shpëtuar jetën.
“Në këtë pikë gjendja psikike më ishte përkeqësuar jashtëzakonisht shumë. Askush nuk dëshironte të fliste me mua, përfshirë nënë time. Menaxheri nuk më telefononte, agjentët po ashtu kishin hequr dorë nga unë. Dhe nuk ndihesha më pjesë e biznesit të filmit. Në një moment, po qëndroja ulur në tavolinë me një armë zjarri përpara vetes. Isha në gjendje të keqe dhe nuk doja të jetoja më. E ndjeja një turp që nuk e kisha përjetuar më parë. Turpërim që nuk të lë të marrësh frymë dhe nuk e di si të veprosh tutje. Nuk ke dëshirë më të dalësh as nga shtëpia”, deklaroi aktori.
Tutje, LaBeouf tha që tani ndihet shumë më mirë, pasi e ka kuptuar se veprat e tij kishin shkaktuar dhimbje të rënda dhe dëmtim tek njerëzit e tjerë.
Edhe
Shia LaBeouf dënohet me kusht pasi pranoi fajësinë për sulmin ndaj tre personave gjatë Mardi Gras
Duke folur për “gruan që e akuzoi për abuzim, sulm seksual, dhe shkaktim të stresit emocional”, aktori deklaroi: “Atëkohë doja t’iu drejtohesha rrjeteve sociale për ta arsyetuar veten dhe për ta shpjeguar atë se çfarë kishte ndodhur. Por, tani e shoh që, ajo grua ma ka shpëtuar jetën. Për mua, ajo ishte një engjëll në jetën time”.
Shia LaBeouf e luan rolin protagonist në filmin e ardhshëm të regjisorit, Abel Ferrera, i cili flet për murgun kontrovers të shekullit 20-të, Padre Pio. Ky projekt do ta ketë premierën botërore në festivalin e sivjetmë të filmit në Venecie.