Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Gjykatësja e urdhëron Shia LaBeoufin të rikthehet në rehabilitim për drogë dhe alkool

Shia LaBeouf

Shia LaBeouf

Foto: Associated Press

Një gjykatëse në New Orleans e ka qortuar aktorin Shia LaBeouf dhe e ka urdhëruar të rikthehet në rehabilitim për drogë dhe alkool, pasi ai u arrestua gjatë festimeve të Mardi Gras dhe u akuzua për dy raste sulmi fizik, ka raportuar agjencia e lajmeve Associated Press.

Sipas autoriteteve, incidenti ndodhi jashtë një bari pranë French Quarter. 
LaBeouf, 39 vjeç, u paraqit në gjykatë i veshur me xhaketë leshi dhe xhinse të futura në çizme kauboji. Ai akuzohet se ka goditur disa persona dhe ka bërë sharje homofobike.

Raporti i policisë thotë se njërit prej viktimave i është thyer hunda si pasojë e goditjes.

Gjykatësja e Gjykatës Penale të Orleans Parish, Simone Levine, ka vendosur një garanci prej 100 mijë dollarësh dhe ka urdhëruar LaBeoufin t’i nënshtrohet testeve javore për drogë, përfshirë një test të menjëhershëm në gjykatë.

Aktori ka pranuar, ndërsa avokatja e tij ka deklaruar se testi nuk tregoi prani të substancave të paligjshme.

Edhe Shia LaBeouf dënohet me kusht pasi pranoi fajësinë për sulmin ndaj tre personave gjatë Mardi Gras Showbiz 1 muaj më parë Shia LaBeouf dënohet me kusht pasi pranoi fajësinë për sulmin ndaj tre personave gjatë Mardi Gras

Levine e quajti episodin shqetësues për “sigurinë e komunitetit më të gjerë, sidomos në raport me një komunitet të margjinalizuar që ka kaluar aq shumë terror”, duke iu referuar komunitetit LGBTQ+.

“Ky i pandehur nuk e merr seriozisht varësinë e tij ndaj alkoolit. Kjo gjykatë nuk beson se ai e kupton nivelin e seriozitetit kur bëhet fjalë për këto akuza”, ka thënë gjykatësja.

Pas pagesës së garancisë, LaBeouf ka refuzuar të komentojë për mediat.

“Jo, nuk do të them asnjë fjalë. Zoti ju bekoftë, më lini rehat”, ka thënë ai në korridorin e gjykatës, pasi u kthye nga testi për drogë dhe alkool.

Ai ende nuk ka deklaruar zyrtarisht nëse është fajtor apo jo.

Edhe Një ndër burrat e sulmuar nga Shia LeBeouf kërkon të ngrihen akuza kundër tij për urrejtje Showbiz 5 muaj më parë Një ndër burrat e sulmuar nga Shia LeBeouf kërkon të ngrihen akuza kundër tij për urrejtje

Një prej viktimave, artisti lokal Jeffrey Damnit, i identifikuar në raportin policor si Jeffrey Klein, i ka thënë më herët Associated Pressit se LaBeouf e kishte goditur disa herë dhe kishte përdorur sharje homofobike, duke e kërcënuar me jetë. Sipas tij, aktori e kishte shënjestruar për shkak se mbante grim.

“Ky njeri do që unë të jem i vdekur sepse mbaj grim. Është diçka e çmendur”, ka thënë Damnit.

Gjykatësja ka sqaruar se kur e kishte liruar fillimisht aktorin pa garanci, pak orë pas arrestimit më 17 shkurt, nuk kishte pasur në dispozicion raportin e plotë të policisë, i cili përshkruante përdorimin e sharjeve homofobike dhe faktin se ai ishte kthyer në bar dhe kishte goditur njerëz me grusht pasi ishte nxjerrë jashtë. Në rrjet janë publikuar edhe video që tregojnë LaBeoufin duke goditur disa persona.

Pas lirimit nga paraburgimi, aktori u pa duke kërcyer në rrugët e French Quarter gjatë festimeve të Mardi Gras.

Gjykatësja ka urdhëruar që ai të qëndrojë larg viktimave dhe barit ku ndodhi incidenti. Ajo gjithashtu refuzoi kërkesën e LaBeouf për të udhëtuar në Romë në mars për “observime fetare, përfshirë pagëzimin e babait të tij”.

Edhe Arrestohet Shia LaBeouf, dyshohet se goditi dy persona Showbiz 5 muaj më parë Arrestohet Shia LaBeouf, dyshohet se goditi dy persona

Levine ka thënë gjatë seancës se ishte e shqetësuar nëse aktori “mund ta përballojë alkoolin”.

“Sinqerisht, të jesh i dehur në Mardi Gras nuk është krim”, i ka thënë gjykatëses avokatja e tij Sarah Chervinsky.