Këngëtari 260vjeçaqr, Justin Bieber, e ka bërë të ditur lajmin se të premten më 18 shtator do të lansohet kënga e tij e re me titull “Holy”.
Në këtë projekt, ylli kanadez i muzikës ka bashkëpunuar me artistin Chance the Rapper, si dhe e ka përshkruar atë si kënga e cila e fillon një epokë të re për muzikën e tij.
Bieber e ka bërë një postim të fundit në Instagram, ku ka shkruar: “Një epokë e re. Këngë e re. Po fillon. #HOLY lansohet këtë të premte në bashkëpunim me @chancetherapper”.
Edhe reperi dhe kantautori i njohur amerikan e ka paralajmëruar këngën, duke e postuar një fotografi të Justin Bieberit nga xhirimet e videoklipit, transmeton Koha.
Ndërkaq ylli i hitit “Love Yourself”, Bieber ka disa ditë që po poston fotografi në rrjetet sociale, të cilat e paralajmërojnë këngën e re “Holy”. Ai po ashtu ka bërë të ditur se rreth videoklipit të këngës ka punuar me regjisorin, Colin Tilley, i cili e ka bërë regjinë e hitit të fundit të dyshes, Cardi B dhe Megan Thee Stallion, “WAP”.
“Holy” është kënga e parë e këngëtarit 26-vjeçar në albumin e tij të fundit, “Changes”, i cili u lansua në shkurt të këtij viti. Ndërkaq në vitin 2021, Bieber pritet ta fillojë turneun “Changes Tour”.
Këngëtari problematik i cili është i martuar me modelen, Haily Bieber, është detyruar që për shkak të pandemisë së koronavirusit ta shtyjë turneun e tij ndërkombëtarë, i cili e promovonte albumin e tij të pestë të incizuar në studio. Por, tani ai planifikon t’i kthehet koncerteve anembanë botës, vitin e ardhshëm.
Fituesi i shumëfishtë i çmimit “Grammy” do ta fillojë turneun botërorë, më 2 qershor në San Diego.