Policia në Kaliforninë Jugurore ka filluar kërkimin për aktoren dhe këngëtaren amerikane Naya Rivera, pasi ajo është zhdukur gjatë një dalje me anije me të birin e saj katërvjeçar, raporton BBC.
Rivera 33-vjeçare kishte marrë me qira një anije të mërkurën pasdite në liqenin Piru, në veri-perëndim të Los Angelesit, është njoftuar nga zyra e Sherifit të Ventura County.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoI biri katërvjeçar i Riveras është gjetur i vetëm në anije në liqen.
Ka filluar një operacion kërkimi. Rivera më së miri njihet për rolin e saj të nxitëses së tifozes në seritë e komedisë muzikale “Glee” nga viti 2009 deri më 2015.
Ajo ishte martuar me aktorin Ryan Dorsey në vitin 2014, që është edhe babai i djalit të saj. {ifti është divorcuar në vitin 2018.